Këto makina të rënda dhe të blinduara, që mund të përballojnë shpërthimet e bombave dhe armëve të zjarrit, janë vendosur tashmë në qarkullim rrugëve të Londrës pak ditës pas sulmit terrorist në Ëestminster, ku u vranë 5 dhe u plagosën 50 persona.

Furgonët e ashtuquajtur “Gardianët”, u parkuan jashtë Sheshit të Parlamentit para se të nisnin qarkullimin si dhe policia njoftoi se do të ketë një shtim drastik të numrit të oficerëve të armatosur.

Automjetet që peshojnë 7 ton, dhe arrijnë një vlerë prej 100 mijë paundësh, kanë goma anti-plumb, një shtresë rezistente ndaj shpërthimeve të granatave apo dhe plumbave të armës ruse AK47.

Një operacion sigurie në shkallë të gjerë ka nisur në të gjithë kryeqytetin anglez, pas njoftimit nga kreu anti-terror Mark Rouley se gjatë ditëve të ardhshme vendi do të jetë në mbikëqyrje të plotë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb