Nina Moriç ndez polemika në arenën sportive, konkretisht në atë të futbollit. Ajo e fundit prek Juventusin dhe trajnerin e tyre, Masimiliano Allegri. Nëpërmjet profilit të saj në “Facebook”, modelja dhe “showgirl”-ja kroate nuk ka ngurruar që të ofendojë “on line” dhe përpara të gjithë botës strategun e bardhezinjve, ndërkohë që ndeshja luhej.Kaq duhej që të shpërthenin menjëherë polemika dhe sulme, pasi më shumë sesa tifozë personalë të Allegrit dhe të Juves ishin livornezët ata që nuk ngurruan t’i kundërpërgjigjen ashpër, duke e detyruar Nina Moriçin që të shpjegohej ndaj atyre që u ndien të fyer.

nina-moric_470x305-470x305

“Dikush mund të më shpjegojë pa ofenduar se pse u ndjetë kaq të fyer nga fjalët e mia, të drejtuara Allegrit?! A është livornez? A është po kaq e vërtetë se Livorno është qyteti ku janë përqendruar më tepër komunistë sesa në të gjithë Italinë?” , është shprehur  Moriç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: