ELBASAN- Kryepolici Haki Çako ka siguruar sot nga Elbasani se policia e ka identifikuar personin që goditi makinën e policisë me një makinë të blindurar në një operacion tre ditë më parë dhe se po vazhdon hetimi intensivisht me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai kërkoi bashkëpunimin edhe të prokurorisë dhe gjykatës së Elbasanit.

“Personi që goditi makinë e policisë është identifikuar. Të gjitha veprimtaritë hetimore dhe procedurale janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Jemi në një proces intensiv të analizës me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në këto kushte kërkojmë angazhim maksimal edhe të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, të gjykatave dhe të gjithë sistemit të drejtësisë duke u bërë pjesë e një barrikade të jashtëzakonshme ndaj krimit”, theksoi Çako.

Lidhur me operacionin e sotëm, Çako tha se ka një numër të madh personash të shoqëruar dhe se lufta pa kompromis ndaj krimit do vijojë me sekuestrimin e aseteve të veprimtarisë kriminael.

“Lidhur me operacionin, janë shoqëruar një numër i konsiderueshëm personash. Takimi me Xhafajn, lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe lufta për sekuestrimin e të gjitha të ardhurave, aseteve të veprimtarisë kriminale”, tha Çako.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: