TIRANE-Partia Demokratike ka dënuar sulmin me bombë në një xhami në Egjipt, ku humbën jetën të paktën 235 persona.

Në deklaratën për shtyp të PD-së thuhet se opozita i shpreh solidaritet njerëzor autoriteteve egjiptiane dhe popullit të këtij vendi mik. Mes të tjerash PD thekson se terrorizmi është sot armiku më i madh global i lirisë.

“Ne sot u shprehim solidaritet njerëzor autoriteteve egjiptane dhe popullit të këtij vendi mik.
Terrorizmi është sot armiku më i madh global i lirisë, lufta kundër kësaj të ligë është luftë për njerëzimin dhe në mbrojtje të vlerave demokratike. Partia Demokratike mbështet çdo kontribut të Shqipërisë në luftën globale kundër terrorizmit dhe, nesër në qeverisjen e vendit, do të jetë pjesë efektive dhe besnike në krah të aleatëve tanë në çdo angazhim në këtë luftë dhe në çdo luftë në mbrojtje të lirisë.”, thuhet në deklaratë.

Ngjarja ndodhi në qytetin Bir al-Abed në provincën Sinai në veri të Egjiptit, gjatë lutjeve të së premtes. Policia lokale tha pas ngjarjes se disa persona nga katër automjete hapën zjarr ndaj adhuruesve. Egjipti po lufton me një kryengritje islamike në rajon, e cila është intensifikuar që nga viti 2013.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: