“SHBA dhe aleatët e saj nuk kanë prova për sulmin me armë kimike që ndodhi në Siri. Ndaj janë përgjegjës për pasojat që do ketë në rajon, ndërsa sulmi erdhi pa pritur inspektorët e OPAC që të merrnin një qëndrim”.

Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Ghasemi, shkruan Tg.com.

Po ashtu edhe Rusia theksoi se ndërhyrja e SHBA-ve, Britanisë së Madhe e Francës nuk do të mbetet pa përgjigje, duke kritikuar kështu hapin e tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: