Alban Çejku është futbollisti, që u bë ‘mollë sherri’ dje mes trajnerit të Tiranës dhe babait të tij, ku ky i fundit shkoi në fushën e gjelbër dhe sulmoi Migen Memellin.

Çejku është vetëm 17 vjeç dhe luan si mesfushor me tipare sulmuese te ekipi i paratërinjve të Tiranës. Lojtari në fjalë dallohet për autoritetin e tij në fushë, por edhe për forcën që e karakterizon në fazën sulmuese. I riu këtë sezon e ka gjetur 4 herë rrugën e rrjetës, konkretisht dy ndaj Akademia AAS, një kudër Shkëndijës dhe një tjetër përballë Vllaznisë.

Cejku

Nga sa mësohet, i riu konsiderohet nga përgjegjësit e akademisë si një element me shumë perspektivë, madje ishte kandidat potencial për t’iu bashkuar edhe ekipit të parë. Se çfarë do të ndodhë tashmë me lojtarin, mbetet për t’u parë. Nuk dihet ende nëse vetë klubi do marrë masë ndaj tij.

migenmemelli

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/sulmi-ndaj-trajnerit-memelli-kush-eshte-djali-i-agresorit-qe-do-ti-ofrohej-ekipit-te-pare/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb