TIRANE– Partia Demokratike ka dënuar sulmin terrorist në sheshin ‘Katalunja’ në Barcelonë, ku mbetën të vdekur 14 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi u shtypën me një furgon. Policia ka arrestuar 2 të dyshuar, ndërsa sulmi u mor përsipër nga ISIS.

Përmes një deklarate, PD shpreh ngushëllime familjareve të viktimave dhe thotë se sulmi është një agresion burracak ndaj vlerave të botës demokratike.

Deklarata e PD:
Sulmi terrorist që goditi Barcelonën dhe shkaktoi 14 viktima të pafajshme dhe dhjetëra të lënduar është një agresion burracak ndaj vlerave të botës demokratike.
Lutjet tona shkojnë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe të lënduarve.
Partia Demokratike është në këto momente të vështira solidare me popullin dhe autoritetet spanjolle dhe shpreh vullnetin e palëkundur se do te jemi përherë në krah të aleatëve tanë në mbrojtjen e vlerave të paqes e lirisë.
selia-pd-c1200x600
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb