SPANJE-Pas sulmit terrorist në sheshin e ‘Katalunjës’ në Barcelonë, ku mbetën të vdekur 14 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën janë publikuar pamjet e vrasjes së disa të dyshuarve nga ana e policisë spanjolle mbrëmjen e kaluar, pasi dyshohet se do të kryenin një tjetër sulm në zonën turistike të Cambrils.

Siç shihet nga pamjet, policia u kërkon agresorëve të ulen në gjunjë, por ata nuk i binden dhe për pasojë policia i qëllon për vdekje duke vrare 5 persona.
https://www.youtube.com/watch?v=f7U-CPWffyo
Policia ka konfirmuar tre arrestime, por nuk ka zbuluar identitetin e të arrestuarit të tretë. Dy të dyshuar u kapën dje në një distancë të shkurtër nga vendi ku ndodhi sulmi. Bëhet fjalë për një maroken dhe një tjetër të lindur në Melilla.

Njëri prej tyre u ndalua në Alcanar dhe tjetri në Ripoll. Ndërsa personi i tretë u arrestua në provincën e Girona. Sipas policisë është ende në arrati shoferi i furgonit që kreu sulmin. Sipas gazetës “El Pais”, personi që mori me qira furgonin e sulmit ka dorëzuar dokumentet me emrin e Driss Oukabir, por rezulton se autori i vërtetë është vëllai i tij, që i ka vjedhur identitetin, 18-vjeçari Moussa Oukabir.

Autoritetet besojnë se në sulmin e ndërmarrë mund të jenë përfshirë deri në 12 anëtarë të ISIS. Autoritetet spanjolle kanë shpallur 3 ditë zie kombëtare.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb