Ishte ora 14:30 kur David Hogg dëgjoi të shtënën e parë. 17-vjeçari ishte në orën e shkencës në shkollën e mesme ‘Marjory Stoneman Douglas’ në Florida dhe mësuesi sapo kishte shpërndarë fletët e punës.

Pasi dëgjuan të shtënën e parë, shokët e tij të klasës shikuan njëri-tjetrin dhe thanë se zhurma dukej si një e shtënë me armë zjarri.

Mësuesi mbylli derën por brenda pak sekondave u dëgjua zilja e alarmit.

“Instikitivisht dolëm jashtë klase” thotë David, dhe ndërsa klasa e tij eci në drejtim të zonës së evakuuimit, ata panë një turmë njerëzish që vraponin drejt tyre. Në atë moment gjithë klasa u kthye dhe ndoqi turmën në korridor. Por ajo që ata nuk kuptuan ishte se po vraponin në drejtim të personit që kishte qëlluar me armë.

David thotë se një pjesëtar i stafit i paralajmëroi të ktheheshin pasi autori i sulmit ndodhej afër.

Pasi u kthyen, një mësuese tjetër arriti të fuste turmën me nxënës, rreth 30 prej tyre, në klasën e saj dhe fiku dritën.

Motra e vogël e David është gjithashtu nxënëse në të njëjtën shkollë.

“E dija se ishte gjallë, të paktën në fillim. Më dërgoi një mesazh, pastaj më telefonoi, ishte e tmerruar,” thotë David i cili më pas i kishte telefonuar të atit, një ish agjent i FBI-së, ndërsa studentët e tjerë ju telefonuan prindërve të tyre.

Megjithatë nuk kishte shumë studentë që qanin. “Ekzistonte një lloj energjie grupi që na mbajti të fortë” shprehet 17 vjeçari.

Duke qenë se ishte një nxënës i gazetarisë, David filloi të regjistronte njerëzit që kishte afër, duke përdorur celularin e tij për t’i regjistruar.

“Mendova se nëse vdes, të paktën regjisrimi do kalonte tek njerëzit e tjerë dhe zëri i tyre do të dëgjohej”, thotë ai.

Megjithëse nxënësit u përpoqën të qëndronin të qetë dhe të ndihmonin të tjerët, të gjithë kishin frikë se personi i armatosur mund të futej në klasën e tyre.

Pas gjysëm ore, 8 pjestarë të forcave speciale u futën në klasë dhe i shoqëruan nxënësit jashtë, të gjithë me duart lart. Sapo dolën jashtë klase të gjithë filluan të vraponin. Kur arritën në një vend të sigurtë, David thotë se të gjithë ishin të shokuar. I ati dhe e motra po e prisnin jashtë.

Në orët e para të ditës së enjte, David ndodhej jashtë shkollës ku 17 persona humbën jetën pak orë më herët.

“Ndjeva zemërim, dëshpërim të madh. Nuk dua që kjo t’i ndodhë dikujt kurrë më. 17 familje tani kanë dhoma bosh. Janë fëmijët e këtyre njerëzve që kanë dhuruar dashuri, çdo gjë që kanë mundur për ta. Jeta e tyre u mor nga një copë metali” shprehet 17 vjeçari David Hogg, i mbijetuari i sulmit në shkollën e mesme në Parkland, një nga sulmet më vdekjeprurëse në SHBA gjatë viteve të fundit.
(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb