FRANCE – Një prej personave të dyshuar për vrasjen e priftit në kishë në veri të Francës ka qenë nën monitorimin e policisë, kanë njoftuar autoritetet franceze.

Sipas prokurorit, Adel Kermish, 19 vjeç, është arrestuar dy herë vitin e kaluar teksa përpiqej të shkonte në Siri. Kermish së bashku me shokun e tij mësynë në kishë gjatë meshës. Ata i prenë fytin një prifti të moshuar para se të qëlloheshin për vdekje nga policia.

Një prej katër personave të marrë peng, për të cilin raportohet se është një banor i vjetër i zonës, ka marrë plagë të rënda prej goditjeve me thikë, ka shtuar më tej prokurori. Ai tha se të dy sulmuesit kishin një mjet fals eksplozivi të mbështjellë me letër alumini së bashku me thikën.

Teksa ata sulmuan priftin 85-vjeçar, disa prej besimtarëve arritën të arratiseshin dhe menjëherë njoftuan policinë. Tre prej pengjeve u përdorën për të bllokuar policinë të hynte në kishë.

Para se të vriteshin nga policia, sulmuesit thirrën: Allahu Akbar, ka shtuar më tej prokurori. Sakaq, ISIS ka marrë përgjegjësinë duke thënë se dy sulmuesit ishin ushtarë e tyre.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb