Njëri nga truprojat e Nikolla Gruevskit ka dhënë urdhër për ndërhyrjen e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë mbrëmjen e 27 prillit 2017. Kjo nënvizohet në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Publike. Sipas dëshmisë, urdhri është dhënë në kohën kur Gruevski ka qenë në Vjenë, dhe se në atë kohë është bërë thirrja telefonike tek organizatorët e ndërhyrjes në Kuvend, shkruajnë mediat në Maqedoni.

Aleksandar Vasilevski i njohur me nofkën Ninxha me urdhër të personit të stafit të sigurimit të Gruevskit, që po e shoqëronte ish-kryeministrin ka marrë thirrje në orën 14:30 që të mobilizohen 68 dhunues huliganë, të cilët janë tubuar në një nga restorantet buzë Vardarit, ku atyre u janë shpërndarë maskat.

Në orën 18:58, në aktakuzë thuhet se dikush ka lajmëruar Nikolla Mitrevskin – Koljon, për të kryer sulmin e dhunshëm. Në aktin 15 faqesh është përshkruar kronologjia dhe përshkrimi i veprimeve të dhunuesve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb