Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Sulmi në Londër, kryeministrja britanike: Nuk ka shtyrje të zgjedhjeve, zhvillohen më 8 qershor

theresa-may

LONDER– Pas sulmit në kryeqytetin britanik, Londër ku një fugon hyri në trumën e njerëzve duke vrarë të paktën 10 persona dhe plagosur mbi 40 të tjerë, kryeministrja e vendit, Theresa May tha se zgjedhjet legjislative britanike do të zhvillohen sipas planifikimit, më 8 qershor.

May theksoi se vendi po përballet tashmë me një formë të re të kërcënimit terrorist ku agresorët po bashkohen me njëri-tjetrin, pa asnjë lidhje të mundshme mes sulmeve të regjistruara së fundmi.

“Terrorizmi rrit frymën e terrorizmit dhe autorët kalojnë në veprim jo në bazë të komplotit të parapërgatitur me kujdes, por janë agresorë të izoluar që bashkohen shpesh me njëri tjetrin duke përdorur format më vulgare”, theksoi ajo.

”Goditja e ideologjisë islamike është një nga sfidat më të mëdha të epokës sonë”, u shpreh ajo, duke vlerësuar se përgjigja nuk mund të jetë vetëm me anë të operacioneve të vazhdueshme kundër terroristëve.

(d.d/BalkanWeb)


Komente ( 2 )

  • I nderuar Ismet qe zemren duke se e ke ne Arabi por jeten tende dhe te femijve te tu ja ke besuar Perendimit, me lejo te te bej vetem nje pyetje:
    Ti thua qe terroristet islamike kane dalur jashte islamit!

    A mund te me thuash se ku kane dalur ata jashte islamit? Ose cfare bejne ata qe ti i quan jo islamike?
    Te pershendes.

  • shpreh keqardhje te thelle per viktimat e Londres
    terrorizmi nuk ka fituar as do te fitoje kurre….edhe njehere po them se keta terroristet identifikohehen si musliman por nuk mund ti quajme te tille jan te dalun jashte islamit dhe botes njerzore sherim sa mete shpejte per te plagosurit.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.