LONDER– Pas sulmit në kryeqytetin britanik, Londër ku një fugon hyri në trumën e njerëzve duke vrarë të paktën 10 persona dhe plagosur mbi 40 të tjerë, kryeministrja e vendit, Theresa May tha se zgjedhjet legjislative britanike do të zhvillohen sipas planifikimit, më 8 qershor.

May theksoi se vendi po përballet tashmë me një formë të re të kërcënimit terrorist ku agresorët po bashkohen me njëri-tjetrin, pa asnjë lidhje të mundshme mes sulmeve të regjistruara së fundmi.

“Terrorizmi rrit frymën e terrorizmit dhe autorët kalojnë në veprim jo në bazë të komplotit të parapërgatitur me kujdes, por janë agresorë të izoluar që bashkohen shpesh me njëri tjetrin duke përdorur format më vulgare”, theksoi ajo.

”Goditja e ideologjisë islamike është një nga sfidat më të mëdha të epokës sonë”, u shpreh ajo, duke vlerësuar se përgjigja nuk mund të jetë vetëm me anë të operacioneve të vazhdueshme kundër terroristëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: