Sulmi mbi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi ka sjellë shtim të masave të sigurisë edhe në ambasadën amerikane në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se ka një numër të shtuar të efektivëve të policisë që bëjnë shërbim 24 orë non stop pranë ambasadës.

Sipas policisë ky është një protokoll që zbatohet gjithmonë në rastet kur ndodh një sulm në rajon.
Por numri i efektivëve dallohet qartë nga një monitorim pranë selisë së ambasadës amerikane në rrugën e Elbasanit ku qëndrojnë në gatishmëri. Ndërkohë burime nga policia thanë se po vlerësohet çdo informacion. Nën vëzhgim po mbahen edhe ambasadat e tjera në vend.

Një person hodhi një pajisje shpërthyese në ndërtesën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Podgoricë, në orët e para të ditës së sotme e më pas hodhi veten në erë.

Policia në Podgoricë ka identifikuar Dalibor Jaukoviç, 43 vjeç si autor të sulmit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb