FRANCË-Një vajzë shqiptare ka shpëtuar mrekullisht nga sulmi në Nice të Francës ku deri më tani kanë humbur jetën 77 persona dhe mbi 150 janë plagosur. Nerajda Rama, shqiptare nga Vlora që jeton në Nice të Francës ka qenë dëshmitare në momentin kur kamioni ka hyrë në turmën e njerëzve.

Vajza shqiptare ka postuar një video në Facebook, ndërsa thotë se agresorët donin t’i vrisnin të gjithë.

Shqiptaret përpiqen që të qëndrojnë bashkë me njëra-tjetrën dhe të përpiqen që mes kaosit të krijuar të gjëjnë një rrugëdalje. Në momentin e fundit dallohet që ato shkojnë në një shtëpi dhe i luten që i zoti të hapë derën.

Vajza 1: Alma, Alma, hajde hajde!

Vajza 2: Hajde me motrën, sikur të dija a do të bëjnë ndonjë gjë

Vajza 2: Nuk dilet andej, nuk dilet andej, hajde se është hapur ajo atje. Hajde o ma, hajde me motrën.

(Vrapojnë dhe më pas trokasin në një derë)

Vajza 2: Ju lutem!

Vajza 1: Hapeni, ju lutem!

Vajza 2: O zot i madh!

Nga vijimi i videos duket se vajzat shqiptare nuk janë lënduar dhe kanë shpëtuar për mrekulli.

:Je suis bien e ma famile aussi.
Jam mir une dhe familja ime .
Pray for Nice:, shkruan Nerajda me pas ne Facebook.

Ja nje foto e Nerajda Rama me nene e saj
nerajda rama

(d.b/d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb