FRANCË-  Presidenti i Francës, François Hollande ka reaguar me një komunikatë pas sulmit ndaj policëve në qendër të Parisit, në mbrëmjen e së enjtes. Hollande ka thënë se të gjitha shenjat tregojnë se ky ka qenë një sulm “terrorist”,
“Jemi të bindur se terrorizmi është motivi prapa këtij sulmi”, ka deklaruar Hollande. Hollande ka paralajmëruar se shërbimet e sigurisë do të jenë jashtëzakonisht vigjilente për të siguruar zgjedhjet presidenciale, që mbahen këtë të diel. Presidenti francez ka bërë të ditur se ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të mbrojtjes në orën 8 të mëngjesit të së premtes. Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë dhe familjeve të policëve të plagosur.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: