PARIS– Pas sulmit në Siri, ku Franca iu bashkua aleatëve të saj SHBA-ve dhe Britanisë, vjen reagimi nga Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian. Përmes një deklarate për shtyp ministri tha se sulmet ishin “të ligjshme”, “proporcionale” dhe “të precizuara”.

Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly tha se një flotë e marinës franceze në Mesdhe dhe avionë luftarakë nga bazat në Francë ishin ato që vunë në shënjestër qendrën kryesore kërkimore të armëve kimike në Siri, shkruan Reuters.

Mes të tjerash Florence Parly pohoi se Franca nuk do donte konfrontim dhe përshkallëzim të situatës, duke shtuar se Rusia ishte paralajmëruar për sulmin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: