Rusia nuk ka aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore të vendosur në Siri.

Ministria e Mbrojtjes ruse pohoi se njësitë ruse nuk ishin përfshirë në aksion, ndërsa deklaroi se operacioni amerikane, britanike dhe franceze u kundërshtuan vetëm nga sistemet anti-raketore siriane “S-125, S-200, Buk dhe Kvadrat, (sisteme të prodhuara 30 vite më parë në Bashkimin Sovjeti).

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, sipas ministrisë ruse avionët luftarakë dhe anijet e SHBA dhe të aleatëve, nisën mbi 100 raketa të lundrimit dhe raketa ajrore në objektet civile dhe ushtarake siriane.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: