SPANJE – Mbreti i Spanjës Felipe VI së bashku me bashkëshorten Letizia vizituan të plagosurit e sulmit të dy ditëve më parë në Barcelonë.

Çifti mbretëror u takua së pari me mjekët e spitalit “Hospital Del Mar”, të cilët i shpjeguan gjendjen e të plagosurve më pas ata shkruan tek dhomat e gjithsecilit prej tyre shkruan Tg.com

Mes të plagosurve që u takuan me mbretin kishte dhe shumë fëmijë. Kujtojmë që dy ditë më parë mesditën e së enjtes në zonën turistike të Las Ramblas, Barcelonë një kamion hyri në turmën e njerëzve duke lënë të vdekur 14 persona dhe plagosi 50 të tjerë. Sulmi u mor përsipër nga shteti islamik, ISIS.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb