SPANJE-Bilanci i atentateve në Spanjë ka arritur në 16 të vdekur, pasi humbi jetën sot një gjermane 51 vjeçare, njoftoi mbrojtja civile katalanase.

“Këtë mëngjes, një grua 51 veçare, me kombësi gjermane, që mbërriti në një gjendje të rëndë në spital, vdiq”, njoftoi mbrojtja civile në një komunikatë.

Atentati i dyfishtë në Barcelonë dhe në zonën bregdetare të Kambrilit, më 17 dhe 18 gusht, të marrë përsipër nga organizata Shteti Islamik (ISIS), shkaktoi më shumë se 100 të plagosur, nga të cilët pesë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë.

Dje, më shumë se 100 000 persona marshuan në Barcelonë kundër dhunës së xhihadistëve, në prani të mbretit të Spanjës, nën sloganin “nuk kam frikë”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb