Londër- Sipas asaj që raporton “Daily Mail” personi i quajtur Keith Palmer, 48-vjeçar, u godit me thikë për vdekje jashtë Parlamentit nga sulmuesi i cili bëri kasaphanë në Londër, duke shkelur me makinë këmbësorët në “Westminster Bridge”, duke vrarë tre dhe plagosur më shumë se 40 të tjerë.  Vrasësi, përshkruar nga dëshmitarët si “i moshës së mesme dhe aziatik”, më pas arriti të hyjë në ambientet e parlamentit, ku goditi për vdekje me thikë Palmer-in, i cili kishte 15 vjet shërbimnë polici.

Sulmuesi  i cili u qëllua të paktën dy herë nga policët e armatosur që e ruanin ndërtesën vdiq pasi ai u dërgua në spital, ndërsa Palmer  një burrë dhe babai vdiq në vendin e ngjarjes. Tre policë të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb