MAL I ZI – Një shpërthim në ndërtesën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Podgoricë në orët e para të ditës së sotme. Lajmin e konfirmoi qeveria e Malit të Zi në njoftimin e postuar në Twitter.

“Një person i panjohur bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyese. Para kësaj, ai person hodhi një pajisje shpërthyese nga kryqëzimi pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Qeveria tha se pajisja e hedhur në ambasadë mund të ketë qenë granatë dore dhe se hetimet janë në proces.

Policia tha se nuk i di motivet e sulmuesit vetëvrasës. Ambasada i paralajmëroi shtetasit amerikanë që të qëndrojnë larg deri në njoftimin e radhës.

“Ambasada e SHBA-së në Podgoricë i paralajmëron shtetasit amerikanë për një situatë aktive të sigurisë në ambasadën në Podgoricë. Shmangeni ambasadën deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e saj.

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb