Portieri i kombëtares angleze, Joe Hart, është bërë objekt i grabitësve në qytetin e Londrës pak çaste pasi ka përfunduar stërvitjen e ditës së premte me skuadrën e West Ham. 3 persona ende të paidentifikuar e kanë sulmuar 30-vjeçarin duke i vjedhur gjithçka kishte me vete.
joe hart
Një dëshmitar në vendin e ngjarjes tregon se 3 grabitësit ishin me dy motor. Ata i morën portierit të njohur telefonin celular, orën e dorës edhe portofolin. Sipas mikut të Joe Hart ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti shumë pranë qendrës stërvitore të West Ham Unired, raporton “the sun”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: