SHKODËR – Një 36-vjeçar u arrestua nga policia në Shkodër pasi plagosi me thikë bashkëfshatarin e tij. Ilir Lukaj, banues në Vaun e Dejës, ra në prangat e policisë pak momente pasi kreu plagosjen.

Pasi 47-vjeçari M.J. u paraqit në spitalin rajonal të Shkodrës me krahun e gjakosur, policia menjëherë bëri të mundur neutralizimin e agresorit.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i dëmtuari po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vau Dejës për veprime të mëtejshme hetimore.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb