TIRANE- Arrestohet autori i sulmit të trajnerit të Tiranës, Migen Memelli. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bënë me dije se bëhet fjalë për 47-vjeçarin Abdyl Çeku, i cili sulmoi me grushte trajnerin e U17 gjatë kohës që skuadra bënte stërvitje.
Ndërkohë, Memelli gjatë dëshmisë së tij për ‘News24’ tha se prindi i futbollistit të skuadrës së tij e kishte kërcënuar edhe me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”.
NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të ngjarjes të ndodhur tek fusha e sportit “Skënder Halili”, ju informojme se: Në perfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi ne flagrancë i shtetasit :
Abdyl Çeku, 47 vjeç, banues në Tiranë. Pasi rreth orës 09:50, tek fusha e sportit ” “Skënder Halili”, në Qyteti i Nxënësve, shtetasi i mësipërm është konfliktuar duke e goditur me grusht, trajnerin e ekipit “U-16”, shtetasin M. M., për shak se djalin e tij nuk e ka përfshirë në lojë.
Materialet proçeduariale do ti kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjygjësor Tiranë për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.
(ed.me/BalkanWeb)