GREQI– Policia greke ka arrestuar 3 shqiptarë në Athinë, pasi kanë sulmuar me thikë një çift në banesën e tyre në tentativë për t’i grabitur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Apostolou Pavlou Filopappou’. Shqiptarët i kanë kërkuar çiftit t’u japë sendet me vlerë dhe paratë, por pas rezistencës kanë kanosur e plagosur lehtë burrin dhe janë larguar me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira. Ata janë arrestuar pak orë më vonë nga policia pas kërkimeve.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 18, 19 e 20 vjeç, ndërsa është në kërkim një tjetër.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: