Nga: ZONJA VJOLLCA
600 gr lulelakër
300 gr patate të ziera
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
4 lgj vaj ulliri
600 ml koncentrat perimesh
2 lgj majdanoz
4 lgj lajthi
100 ml pana
1 lç mustardë, 1 lç uthull
Kripë, piper, arrë moskat

Fillimisht ziejmë patatet për 30 minuta, më pas i presim në feta të holla. Vendosim tenxheren me 2 lugë vaj ulliri dhe pasi vaji të ngrohet kaurdisim qepën dhe ½ e hudhrës të grirë imët. Sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë lulelakrën të ndarë në lule, fetat e patates dhe koncentratin e perimeve. Vendosim kapakun dhe e lemë supën të ziejë në temperaturë mesatare për 15 minuta. Ndërkohë grijmë imët gjethet e majdanozit dhe i trazojmë me hudhrën e mbetur, dy lugë vaj ulliri, kripë dhe piper të zi. I kalojmë në blender dhe formojmë një salcë me të cilën do të spërkasim supën gjatë servirjes. Lajthitë e coptuara i tiganisim (pa yndyrë) për 3-4 minuta sa të zverdhen pak. Supën e kalojmë në blender dhe e kthejmë në krem, në fund shtojmë panën dhe mustardën, pak uthull, kripë, piper dhe arrë moskat. E servirim më pas duke e spërkatur me lajthitë e pjekura dhe me salcën me vaj dhe majdanoz.
(er.cu/vila/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb