Nga: ZONJA VJOLLCA
1 qepë, 3 thelpinj hudhër
500-600 gr lulelakër
2 patate të vogla / 2 lgj pure pluhur
Vaj ulliri
600 ml koncentrat perimesh
100 ml pana
1 lgj mustardë
1 lç uthull
Kripë, piper i zi, arrë moskat
1 tufë majdanoz
4 lgj lajthi të pjekura

Vendosim në tenxhere vajin e ullirit, qepën të grirë imët dhe 1 thelpi hudhër. I kaurdisim së bashku për 3-4 minuta duke shtuar më pas lulelakrën të copëtuar në lule të vogla. Shtojmë 1 lugë çaji uthull dhe lëngun e perimeve dhe e lemë lulelakrën të ziejë për 10 minuta. Ndërkohë shtojmë 2 patate të zjera të vogla ose pak më vonë shtojmë 2 lugj pure patate pluhur. Pasi të kalojnë 10 minuta nga zierja e lulelakrës largojmë tenxheren nga zjarri dhe shtojmë në të kripë, piper të zi, arrë moskat, 1 lugë mustardë dhe 100 ml pana. I kalojmë të gjithë përbërësit në tenxhere në blender dhe e kthejmë atë në pure në krem. Më pas vendosim në blender disa gjethe majdanozi, 2 thelpinj hudhër dhe vaj ulliri dhe realizojmë një salcë majdanozi. E servirim supën duke shtuar në çdo pjatë nga një lugë krem majdanozi dhe më pas e spërkasim supën me lajthi të pjekura të grira.

(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb