Nga: ZONJA VJOLLCA
600 gr lulelakër
2 qepë të njoma
2 lgj vaj ulliri ose 20 gr gjalpë
50 gr pure patate
100 ml verë të bardhë
900 ml lëng perimesh
150 ml qumësht
40 gr djath parmixhano
Kripë, piper i zi, arrë moskat
4 lgj bajame feta
Majdanoz

Fillimisht pastrojmë lulelakrën dhe pasi e ndajmë në lule e vendosim në ujë të vluar me kripë vetëm për 4 minuta. Më pas e kullojmë dhe e vendosim lulelakrën në ujë të ftohtë. Lajmë qepët e njoma dhe pjesën e bardhë të tyre e presim në unaza të holla, ndërsa bishtat jeshile i lemë mënjëanë.
Ngrohim 2 lugë vaj ulliri ose 1 lugë gjalpë (sipas preferencës) dhe kaurdisim qepën për 2-3 minuta, shtojmë më pas pak me shumë se gjysmën e lulelakrës në tenxhere dhe i kaurdisim për pak minuta. E shuajmë gatimin me pak verë të bardhë dhe sapo alkooli të fillojë të avullojë shtojmë lëngun e perimeve dhe purenë e patates dhe e lemë supën të ziejë për 10 minuta.
Pas këtij minutazhi e kalojmë supën në blender duke e kthyer në pure. Shtojmë në fund qumështin, djathin parmixhano të grirë, kripë, piper të zi dhe pak arrë moskat. Kalojmë në një tigan pa yndyrë bajamet derisa të zverdhen. Presim majdanozin hollë, por mund ta dekorojmë edhe me bishtat e qepëve të prera në unaza të holla. Vendosim në çdo tas ku do të servirim supën disa lule lulelakre të zier dhe i mbulojmë me kremin e pergatitur duke i dekoruar me 1 lugë bajame të skuqura dhe me pak majdanoz ose me bishta qepe…

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb