NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

2 qepë të vogla
20 gr xhinxhër
3 panxhar (rreth 300 gr)
1 mollë jeshile
800 ml lëng perimesh
40 gr fara pishe
1 lgj uthull të bardhë vere
80 gr djath në kubikë
2 lgj vaj ulliri, 1 lgj gjalpe
Nenexhik i freskët ose majdanoz
Pak makarona të zjera
Përgatitja
Ngrohim vajin së bashku me pak gjalpë dhe kaurdisim qepën të grirë shumë hollë, më pas shtojmë pak xhinxhër dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa qepa të zbutet. Shtojmë më pas panxharin të qëruar dhe të prerë në copëza të holla (me qëllim që të ziejë shpejt), mollën të qëruar dhe të prerë në kubikë dhe lëngun e perimeve. E lemë supën të ziejë mire dhe më pas e kalojmë në blender duke e kthyer në krem. Shtojmë pak uthull, nenexhik të freskët ose majdanoz.

Paralelisht me supën vendosim dhe 100 gr makarona të ziejnë.

Kalojmë stikat e pishës në një tigan pa yndyrë dhe servirim supën duke vendosur në tas pak makarona, shtojmë kremin me panxhar dhe xhinxhër, hedhim sipër supës djath të bardhë, nenexhik të freskët dhe pak stika pishe.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb