Nga: ZONJA VJOLLCA
4 lgj vaj ulliri
1 qepë, 1 thelpi hudhër
1 copë rrënjë selinoje
2-3 karrota
300 gr lakër e bardhë
1 presh, 1 spec jeshil
1 kungull i njomë
300 gr lulelakër
300 gr brokoli
1 gotë qumësht
Kripë, piper i zi

Lajmë dhe pastrojmë perimet. Qepën e grijmë imët, ndërsa karrotat, selinonë, lakrën e bardhë, preshin, kungullin e njomë dhe specin jeshil i presim në feta apo në fije. Në një tenxhere ngrohim vajin dhe shtojmë në të qepën, të cilën e kaurdisim për 5 minuta. Më pas shtojmë hudhrën dhe perimet. I kaurdisim së bashku për pak minuta dhe më pas shtojmë ujë dhe kripë dhe e lemë supën të ziejë në temperaturë mesatare për 15 minuta. Pas 8 minutave shtojmë lulelakrën dhe brokolin të ndarë në lule. Pasi perimet të kenë zjerë i kalojmë në blender duke e kthyer supën në krem. Në fund shtojmë 1 gotë qumësht ose krem pana dhe e servirim të ngrohte duke e spërkatur me pak piper të zi ose majdanoz.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb