NGA:ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

2 lgj vaj ulliri
1 kokërr qepë
1 lgj miell
2 lgj salcë domate
1-2 karrota
1 gotë thjerrëza të verdha
1 litër ujë
Kripë, piper i zi, kumin
Lëng limoni
1 lgj gjalpë, piper i kuq
Përgatitja
Vendosim tenxheren me vaj, shtojmë qepën dhe e kaurdisim atë për 3 minuta. Me pas shtojmë miellin e kaurdisim pak duke shtuar salcën e domates, karrotat në feta të holla, thjerrëzat dhe ujin dhe i lemë përbërësit të ziejnë për 15-20 minuta. Më pas e kalojmë supën në blender dhe e kthejmë në krem duke e rregulluar në fund shijen me kripë, piper të zi dhe pak kumin. E servirim duke e spërkatur me pak gjalpë dhe piper të kuq dhe sipas dëshirës mund ti shtojmë dhe pak lëng limoni.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb