Nga: ZONJA VJOLLCA
500 gr presh
350 gr patate
1 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri
125 ml verë të bardhë
800 ml koncentrat perimesh
2 lg pana ose 80 gr gorgonxola
Arrë moskat
Kripë, piper i zi

Fillimisht patatet i qërojmë dhe i presim në feta, ndërsa preshin pasi ta kemi pastruar mirë e presim në unaza. Ngrohim vajin në një tenxhere, kaurdisim preshin sa të zbutet pak dhe më pas shtojmë patatet. I trazojmë së bashku dhe i shuajmë me verë të bardhë, sapo alkooli të fillojë të avullojë shtojmë 800 ml koncentrat perimesh dhe e lemë supën të ziejë në temperaturë mesatare për 15-20 minuta. Pas këtij minutazhi e kalojmë supën në blender duke shtuar në fund pana ose djath gorgonxola. E lemë të marrë një valë të lehtë dhe e shërbejmë duke i grirë pak bar qepe, majdanoz ose erëza sipas dëshirës.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb