NGA: ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
2 thelpinj hudhër
2 cm xhinxhër
2 karrota
2 finok
1 portokall (lëng dhe lëkurë)
800 ml koncentrat perimesh
Kripë, piper i zi
100 gr salcë kosi
4 lgj vaj ulliri
Përgatitja
Në një tenxhere vendosim xhinxhërën të prerë në feta se bashku me hudhrën, i kaurdisim për 1 minutë, më pas shtojmë karrotat dhe finokun të prera në feta të holla. Shtojmë 800 ml koncentrat perimesh dhe e lemë supën të ziejë për 12 minuta.
Pas këtij minutazhi e largojmë supën nga zjarri duke shtuar në të lëkurën e portokallit të grirë imët, lëngun e portokallit, kripën, piperin e zi dhe salcën e kosit. E kalojmë më pas në blender dhe e servirim spërkatur me pak gjethe finoku.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb