Nga Zonja Vjollca
Përbërësit
300 gr kunguj të njomë
vaj për skuqje
40 gr gjalpë
2 lgj miell
400 ml kos
300 ml ujë
kripë, piper i zi
koper
Pergatitja
Lajmë dhe thajmë mirë kungujt, presim në fillim majat e tyre dhe më pas i presim horizontalisht për së gjati në trashësi 0.5 cm. Pjesën e farave e largojmë dhe më pas e presim kungullin në shirita me gjatësi 3 cm.

Ngrohim vajin në tigan dhe i skuqim kungujt për 3-5 minuta, i largojmë duke i vendosur në një pecetë letre për të larguar yndyrën e tepërt. I spërkasim me pak kripë dhe piper të zi.

Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim 2 lugë miell duke mos i dhënë ngjyrë, shtojmë kosin dhe e lemë të ziejë pak me miellin derisa të formohet një masë e trashë. Shtojmë më pas gradualisht ujin duke e lenë supën në trashësinë që deshirojmë. Në fund shtojmë kungujt e skuqur, i japim një valë për 1 minutë dhe e shërbejmë supën spërkatur me kopër dhe piper të zi.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb