Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Supë me roshnica

supe me rosnica

4-6 thela pule ose mish
1 kokërr qepë e madhe
3 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
50 ml pure domate
1.2 litër ujë
Kripë, piper i zi
1 gotë roshnica

Në një tenxhere vendosim copat e mishit dhe i kaurdisim pak sa të marrin ngjyrë. Më pas shtojmë pak vaj ulliri dhe qepën dhe vazhdojmë trazimin derisa qepa të zbutet pak. Shtojmë salcën e domates, pak kripë dhe më pas ujin dhe e lemë supën të ziejë për 20 minuta. Ndërkohë roshnicat i kaurdisim me 1 lugë gjalpë për 5 minuta dhe i shtojmë menjëherë tek supa duke i lenë të ziejnë së bashku me përbërësit e tjerë për 10-15 minuta derisa të shohim që supa trashet. E shërbejmë të ngrohtë.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.