NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

300 gr mish pule miks
2-3 karrota
1 tufë majdanoz
3 lgj pure domate (alternative)
Kripë, piper i zi
4-5 lgj trahana
Pergatitja
Lajmë mirë mishin e pulës, e pastrojmë nga lëkura dhe e vendosim në një tenxhere për të zjerë. Pasi të ziejë mishi, kullojmë lëngun dhe mishin e lemë të ftohet.

Vendosim tenxheren me lëng pule në zjarr dhe shtojmë në të karrotën të prerë në kubikë të vegjël me brinjë 5 mm, majdanozin të grirë hollë, pak kripë, piper të zi dhe pak pure domate dhe e lemë të ziejë për 2-3 minuta.

Copëtojmë mishin në copëza të vogla dhe e shtojmë në tenxhere dhe sapo gatimi të marrë valë shtojmë trahananë dhe e lemë supën të ziejë për 5 minuta, më pas e shërbejmë të ngrohtë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: