Nga: ZONJA VJOLLCA
500 gr fileto peshku
1 spec të verdhë
1 finok
3 patate
2 lgj vaj ulliri
1 qepë, 2 thelpinj hudhër
150 gr domate
1 lç piper i kuq
1 majë luge kanellë
500 ml koncentrat peshku / perimesh
Kripë, piper i zi

Fillimisht pastrojmë specin nga farat dhe e presim në shirita ose në kubikë. Pastrojmë finokun dhe gjithashtu e presim në feta, ndërsa patatet i presim në kubikë të vegjël. Largojmë dhe lëngun e domateve së bashku me farat dhe më pas e presim tulin e domateve në kubikë. Ngrohim dy lugë vaj ulliri në tenxhere dhe kaurdisim qepën të prerë në kubikë së bashku me hudhrat e copëtuara imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë perimet dhe domatet. Shtojmë më pas pak piper të kuq, pak kanellë, kripë dhe piper të zi. I përziejmë mirë dhe shtojmë lëngun e peshkut ose të perimeve dhe e lemë supën të ziejë për 15-20 minuta në temperaturë mesatare. Në 5 minutat e fundit shtojmë copat e peshkut dhe i lemë të ziejnë për 5 minuta së bashku me supën.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb