NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
500 gr peshk miks
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
1 patate e madhe
2 karrota të vogla
1 copë rrënjë selinoje
100 ml verë të bardhë
2 kokrra domate
2 lgj vaj ulliri, 1 lgj gjalpë
Kripë, piper, 1 gjethe dafine
Majdanoz, 1 limon
Pergatitja
Fillimisht lajmë mirë peshkun, e presim në copa dhe e vendosim në tenxhere me 1.2 – 1.5 litër ujë, disa kokrra piper të zi, ½ lëng limoni, pak kripë dhe 100 ml verë të bardhë. E lemë peshkun të ziejë derisa tuli të shkëputet nga halat.

Në një tenxhere shkrijmë 1 lugë gjalpë, shtojmë 2 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim qepën të prerë shumë imët. Më pas shtojmë në tenxhere karrotat dhe rrënjën e selinosë të prerë në kubikë të vegjël, i kaurdisim për 2 minuta dhe më pas shtojmë hudhrat dhe domatet pa lëkurë prerë në kubikë të vegjël.

Kullojmë lëngun e peshkut në sitë dhe e shtojmë në tenxheren me perime, shtojmë dhe patatet të prera në kubikë shumë të vegjël dhe 1 gjethe dafine dhe e lemë supën të ziejë per 15 minuta derisa perimet të jenë zjerë plotësisht. Ndërkohë ne pastrojmë tulin e peshkut nga halat dhe lëkura, copëtojmë tulin dhe në 2 minutat e fundit e shtojmë në supë. E rregullojmë atë me kripë, piper të zi dhe majdanoz dhe e servirim të ngrohtë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb