Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Super modelja shqiptare Arselajda Buraku pozon për Teen Vogue

SHBA – Super modelja shqiptare Arselajda Buraku nuk ka të ndalur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi ka pozuar për revistën e rëndësishme të modes Paper Magazine në Nju Jork, dhe revistat e tjera si W Magazine, së fundmi ajo është shfaqur në revisten më të rëndësishme të modes për të rinj“Teen Vogue USA”.

Modelja mirditore, e cila shquhet për pamjen e saj klasike ka pozuar për fotografin e famshem Britanik Ed Singleton, i cili ka realizuar edhe fushatat e modës së Burberry.

Modelja Buraku e cila është pjese e agjencisë së modës Muse Management në Nju Jork prej disa kohësh ka tërhequr vëmendjen e revistave më të njohura të modës dhe stilistëve të cilët dëshirojnë që të jetë pjese e fushatës së tyre.
(er.cu./BalkanWeb)


Komente ( 3 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.