Organizata më e lartë futbollistike europiane, UEFA ka publikuar sot emrat e 9 stadiumeve kandidatë për të mirëpritur finalen e Super Kupës UEFA, për edicionin e vitit 2020, sipas propozimeve nga federatat e shteteve të ndryshme të interesuara për këtë event të rëndësishëm. Pikërisht në krye të kësaj liste, të favorizuar nga rendi alfabetik, qëndron kandidimi i FSHF-së për të mirëpritur në stadiumin “Arena Kombëtare” Superkupën e Europës 2020.

FSHF ka rikandiduar kështu, për të dytin vit rradhazi, pasi nuk u përzgjodh një vit më parë, duke qenë kësaj here përkrah tetë shteteve të tjera candidate, Bjellorusia, Finlanda, Franca, Izraeli, Kazakistani, Moldavia, Irlanda e Veriut dhe Portugalia. Lajmi është publikuar nga UEFA në faqen zyrtare, duke bërë me dije se procedura për dorëzimin e ofertave për stadiumin që do të mirëpresë Superkupën e Europës 2020, është çelur më datë 8 dhjetor 2017. Federatat të cilat mirëpresin ndeshje nga Kompeticionet e UEFA 2020 nuk kanë qenë të vlefshme për tu kandiduar. Komiteti Ekzekutiv i UEFA do të përzgjedhë stadiumin fitues, që do të mirëpresë finalen e Superkupës së Europës 2020 brenda muajit maj 2018, shkruan telesport.

arena

Nëntë federatat që kanë paraqitur interesimin në UEFA janë:

1-Shqipëria, Tiranë, “Arena Kombëtare”
2-Bjellorusia, Minsk, “Dinamo Stadium”
3-Finlandë, Helsinki, “Helsinki Olympic Stadium”
4-Francë, Nice, “Grand Stade de Nice”
5-Izrael, Haifa, “Sami Ofer”
6-Kazakistan, Almaty, “Almaty Central Stadium”
7-Moldovia, Chisinau, “Zimbru Stadium”
8-Irlanda e Veriut, Belfast, “National Football Stadium” në Windsor Park
9-Portugali, Porto, “Dragão Stadium”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb