Sot në orën 14:00 luhen dy takimet e para dhe të vetme për ditën e sotme në Superligë.

Luftëtari do të kërkojë të ndërrojë faqe kundër kampionëve të Kukësit pasi në dy takimet e fundit gjirokastritët kanë marrë 0 pikë, humbje me Partizanin dhe Kamzën në shtëpi. Fitorja e vetme dhe e fundit është kundër Laçit 5 javë më parë. Gjirokastritët sot kanë edhe një motivim ekstra për të marrë pikë ndaj verlindorëve. Në pankinë për herë të parë këtë sezon do të drejtojë Hasan Lika pas largimit të uruguajanëve.
lika-hasan-400x220
Ndërkohë Kukësi kurrsesi nuk do ia falte vetes një hap fals pasi në të kundërt do të shkëpuste kontaktet me kreun. Skuadra e drejtuar nga serbi Milinkoviç numëron vetëm një humbje në kampionat kundër Skënderbeut ndërsa në takimin e fundit në “Zeqir Ymeri” mundi durrsakët e Teutës me rezultatin 4-2.
lushnja
Në takimin tjetër që luhet në Lushnje vendasit do tentojnë të marrin fitoren e parë në kampionat kundër Laçit. Skuadra që militon këtë vit në kategorinë Superiore e që drejtohet nga tekniku Artan Bano ka vetëm dy pikë, një barazim kundër Partizanit dhe një tjetër kundër Kamzës. Për lushnjarët të paktën në letër sot është mundësia më e mirë për të marrë 3 pikët e plota në kampionat.

Nga ana tjetër Laçi numëron vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit. Pas barazimit në shtëpi kundër Flamurtarit të Duros edhe kurbinasit objektiv kanë pikët e plota për t’ju larguar vendeve të fundit dhe pse jo për të synuar diçka më shumë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb