Merkato e janarit ka nisur me largime për  skuadrat e Superligës. Kukësi, kampionia e dimrit, është edhe skuadra më aktive. Pas zgjidhjes së kontratës me “profesorin” Igli Almuça, verilindorët kanë afruar në skuadër tre element të rinj. Fillimisht ishte Gledi Mici, ish lojtari i Flamurtarit, ai i cili hodhi firmën në kontratën e re me skuadrën e Kukësit, ndërsa sot ekipi i drejtuar nga Artim Shaqiri ka zyrtarizuar edhe dy blerje të reja: Rigers Dushku (sulmues 23 vjeç) dhe Kreshnik Lushtaku (mesfushor krahu 20 vjeç). Skuadra e Skënderbeut e cila ditën e sotme është nisur drejt Spanjës, ku do të zhvillojë dhe fazën përgatitore, ka njoftuar se ka zgjidhur kontratën me Amarildo Dimo-n. Dimo pjesën e mbetur të sezonit do ta luaj tek skuadra e Apolonisë. Dy skuadrat e kryeqytetit Tirana dhe Partizani po lëvizin shumë pak në këto ditë të para të merkatos. Bardheblutë kanë konfirmuar rikthimin e Khatas, ndërsa Partizani rikthimin e Gëzim Krasniqit.

(d.b/e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb