Kryeministri Edi Rama ka njoftuar me anë të një statusi në “Facebook’, se sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, do të parakalojnë makinat më luksoze në spektaklin “GUMBALL 3000”.

Pjesë e spektaklit do të jetë edhe DJ me famë botërore, AfroJack, i cili do të performojë në orën 19:00.

“Pas shumë përpjekjesh të finalizuara vitin e shkuar, për promovimin e Shqipërisë Turistike, karvani i famshëm i supermakinave GUMBALL 3000, nga Riga në Mykonos 2017, kalon për herë të parë nëpër Shqipëri dhe ndalon sot në kryeqytetin tonë✌️

Prej orës 17:00 në sheshin Nënë Tereza, nis festa në pritje të karvanit. 150 supermakinat luksoze të drejtuara nga persona VIP të artit, muzikës, biznesit, pritet të mbërrijnë në orën 19:00 e do të qëndrojnë deri nesër në mesditë.

DJ me famë botërore Afrojack është pjesë e karvanit dhe pritet të ketë një performancë surprizë në mesnatë? Bashkëlidhur një moment ndalese i karvanit GUMBALL 3000 në Dubrovnik?”, shkruan Rama.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb