TIRANE– Reshjet e shiut dhe të dëborës do vijojnë të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit edhe për ditën e sotme. Sipas Meteoalb, pasditja e sotme dhe gjatë gjithë javës mbetet me vranësira dhe reshje deri mesatare në Veri dhe Qendër.

E MARTE: Moti vijon me vranësira dhe shira të përkohshëm ndërsa reshje dëbore në zonat e thella malore. Pasditja dhe në vijim, mbetet me vranësira dhe reshje deri mesatare në Veri dhe Qendër. Vranësira dhe reshje të herë pas hershme mbeten prezent në gjithë vendin, në mbrëmje dhe gjatë natë.

Temperaturat e ajrit ruajnë vlera termike thuajse konstante në mëngjes dhe mesditë, duke u luhatur nga – 1 në 15°C.

(RESHJET mbeten prezent gjate gjithë javës ndërsa TEMPERATURAT vijojnë te larta deri te premten).

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb