Kandidati për president të Serbisë, Nenad Çanak ka bërë një deklaratë surprizë në favor të së vërtetës që për të do të thotë se Serbia e ka humbur Kosovën dhe ajo sot është shtet i pavarur.

“Pse në Kosovë nuk shkohet pa pasaportë? Pse paratë e taksave nga Kosova nuk shkojnë në arkën e Serbisë? Dhe, pse Ushtria e Policia serbe u tërhoqën pas kapitullimit, pra pas Marrëveshjes së Kumanovës? Sepse, më 1999 Kosovën e kanë humbur Sllobodan Millosheviçi, Mira Markoviçi dhe Vojisllav Sheshel, me e ndihmësit e tyre dhe me politikën gabuar”, ka thënë kandidati për president të Serbisë, Nenad Çanak.

Ai ka shtuar se qytetarët e Serbisë duhet të përballen me të vërtetën, pa marrë parasysh sa e dhimbshme është ajo.

“Kam thënë se problemet me të cilat përballet Serbia kërkojnë të marrim përgjegjësi për shumë vendime. Njohja e pavarësisë faktike të Kosovës është një prej vendimeve të tilla. Pra, në emër të paqes në Ballkan, të ardhmes evropiane të Serbisë dhe të një pajtimi historik mes dy popujve, shpreh gatishmërinë për ta marr këtë vendim. Sa i përket përqindjes së votave: nëse duhet të zgjedh mes të vërtetës dhe të votave, do ta zgjedh të vërtetën. Sepse mbyllja e njërit sy para të vërtetës dhe populizmi i bien popullit për koke”. /Telegrafi/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb