Një lajm i rremë për vdekjen e aktorit të njohur të Hollyëood Sylvester Stallone ka qarkulluar në rrjetet sociale së fundmi.

Por menjëherë ka reaguar vëllai i Stallone-s duke hedhur poshtë të gjitha këto zëra dhe duke i quajtur “të sëmurë dhe thashethemexhinj” ata që i shpërndajnë.

Edhe pse një lajm i tillë doli në vitin 2016, përsëri pas 16 muajsh postime për vdekjen e aktorit qarkulluan në internet me pretendimin se aktori 71-vjeçar vdiq nga kanceri i prostatës.

“Zërat se vëllai im ka vdekur janë të rremë. Kush janë këta mendje të këqija që postojnë të tilla gjëra? Këta lloj njerëzish nuk meritojnë një vend në shoqëri,” shkruan Frank Stallone.

'Sick and cruel': The actor's brother Frank took to Twitter to hit back in the wake of the sickening claim

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb