KOSOVE– Seanca e Kuvendit në Kosovë ku pritet të votohet pr.ligji për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është shoqëruar me tensione dhe hedhje të gazit lotsjellës nga deputetët e Vetëvendosjes për të katërtën herë.

Kamerat kanë kapur një moment kur hidhet gaz lotsjellës dhe dëgjohet zëri kryeparlamentarit Kadri Veseli duke sharë.

“Ta q…..” është dëgjuar zëri i Veselit në transmetimin direkt të seancës edhe pse me zë të ulët.

Por kjo nuk është hera e parë që Veseli dëgjohet duke sharë, pasi në mandatin e kaluar ka ofenduar deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, duke i thënë “Ma honksh…”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb