TIRANE– Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka publikuar një status në ‘Facebook’ të cilën e shoqëron me një video në kuadër të nismës ‘Shqipëria pa armë’. Tahiri shprehet se gjatë muajit shkurt janë dorëzuar 600 armë zjarri, 671 granata, mina predha si dhe mbi 207.000 municione.

Ndër të tjera ministri thotë se ky është një kontribut i jashtëzakonshëm për Shqipërinë që duam, ndërsa sipas tij politika e Tiranës merret me çadra, bllokime e intriga.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/tahiri.saimir/videos/1404613969611165/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Statusi i plotë i Tahirit në Facebook:
Shkurt, dorezuar 600 arme, 671 granata, mina predha, mbi 207.000 municion. #Faleminderit qytetareve. Kontribut i jashtezakonshem per #shqiperineqeduam
Politika e Tiranes merret me cadra, bllokime e intriga. Qytetaret, bashke me ne, po bejne pune per te bere shtet.
Sic po bejme shtet, do bejme edhe ekonomine, edhe punesimin, edhe te ardhmen.
#shqiperiapaarme
#behutrimdorezoarmen

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb