TIRANË-Në vazhdën e deklaratave mbi pajisjen e përgjimit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpreh shkurt dhe ditën e sotme. Sipas tij, zërat mbi pajisjen e përgjimit janë shtuar me pretekstin për të anashkaluar Reformën në Drejtësi dhe luftën kundër pandëshkueshmërisë.

“Me pretekstin e “përgjimit”, nuk anashkalojnë dot as reformën në drejtësi, as luftën kundër pandëshkueshmërisë!”, shkruan Tahiri duke sjellë në vëmendje deklaratën e djeshme të bërë mbi ‘pajisjen e përgjimit’.

Opozita prej ditësh ka akuzuar se në Ministrinë e Brendshme një pajisje përgjimi përdoret nga Policia e Shtetit me qëllim përgjimin e politikanëve dhe gazetarëve. Zërit opozitar iu shtua dhe Presidenti Bujar Nishani, sipas të cilit pajisja ekziston dhe cënon sigurinë kombëtare. Prokuroria para disa ditësh kërkoi të dhëna mbi pajisjen, por mori përgjigje negative nga Ministria e Brendshme.

Personalisht ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur se nuk ka asnjë pajisje përgjimi në Polici dhe nuk ka asnjë përgjim nga ana e policisë.
Por në komisionin e Sigurisë kanë vijuar dhe ditën e sotme debatet mbi pajisjen e përgjimit, cështje për të cilën ka treguar interesa dhe LSI.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: